Qeveria e Kosovës përgjatë një viti ka bërë rritje të pagave në arsim për 20 milionë euro.
Kjo gjë është bërë e ditur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Pas një takimi që pati me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Haradinaj theksoi se oferta e sotme drejtuar mësimdhënësve është e fundit dhe se nuk duhet të hamendësohen dhe të mendojnë se do të ketë edhe një ofertë tjetër.
Ndërsa rritja e pagave të propozuara nga Qeveria e Kosovës sot janë kësisoj:
Për mësimdhënësit e shkollave të mesme, nga paga aktuale që është 523 euro, propozohet rritja në 597.8 euro, që i bie rritje për 74.8 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 5 mijë.
Për mësimdhënësit në shkollat fillore, nga paga aktuale që është 479 euro, propozohet rritje në 525.8 euro, që i bie rritje prej 46.8 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 790, raporton Indeksonline.
Për mësimdhënësit në arsim parashkollor, nga paga aktuale që është 447 euro, propozohet rritje në 501.9 euro, që i bie 54.9 euro. Numri i mësimdhënësve në këtë kategori është 912.
Dhe kategoria e mësimdhënësve në shkollat speciale, paga aktuale e të cilëve është 476 euro, propozohet rritje në 525.8 euro, që i bie rritje për 49.8 euro. Në këtë kategori janë 125 mësimdhënës.
Kryeministri Haradinaj ka ftuar Këshillin Drejtues të SBASHK-ut, që të shqyrtojë këtë ofertë dhe të marr vendim të arsyeshëm, për të mirën e nxënësve dhe të arsimit në vend.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...