Gruaja që theu dorën në aksidentin me princin Philip ka kërkuar që të dënohet ose ti hiqet patenta.
Emma Fairweather, 46 vjeçe tregoi se Duka nuk i ka kërkuar ende falje dhe as nuk e ka takuar që prej ditës së enjte (17 janar) kur ndodhi aksidenti.
“Jam me fat që jam gjallë dhe ai nuk më ka kërkuar ende falje. Ishte një moment traumatik dhe shumë i dhimbshëm, prandaj prisja më shumë nga familja mbretërore. Mendoj se ai duhet të trajtohet si gjithë të tjerët. Përse të mos hetohet aksidenti kur ai ka thyer ligjin?
Unë nuk kam pasur ende asnjë kontakt me familjen mbretërore”, tha Emma për “TheSun”.
46-vjeçarja ishte në makinën e tipit “Kia” me mikun e saj kur u përplas me makinën “Land Rover” të Dukës së Edinburgut.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin