Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ka kërkuar qeverisë të mos heqë dorë nga taksa e vënë para 2 muajsh.
Sipas tij, më mirë të shkohet në zgjedhje se të hiqet taksa.
“Ndoshta ‘arroganca’ e treguar ndaj mikut, një ditë edhe ka mundësi të kuptohet e mirëkuptohet, por nënshtrimi për interesa a frikë personale, për cilindo ‘gabim’ të djeshëm, nuk mund ta justifikojë përuljen karshi armikut shekullor. Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, sesa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!”, ka shkruar Krasniqi.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se do të ishte naivitet i papranueshëm, nëse shpjegohet se raportet në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën varen nga heqja e taksës që Kosova ia ka vendosur Serbisë.
Në një intervistë për KosovaPressin, ai ka folur edhe për bisedimet me Serbinë derisa tha se Qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet për shumë çështje të tjera, por jo për taksën e vënë.
Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe këtë koalicion si më të dobëtit që ka pasur Kosova.
Për këtë, Hoti ka thënë se vazhdimisht po ndërmarrin hapa për të ndaluar këtë qeverisje.
“Nga shtatori 2018, ne kemi përdorur fuqinë e votës tonë për të pamundësuar kuorumin në seancat e Kuvendit me qëllim të dëshmimit para qytetarëve pafuqinë dhe mungesën e legjitimitetit të këtij koalicioni për të qeverisur. Ne do të vazhdojmë më tutje me hapa të tjerë për të ndaluar këtë qeverisje”, ka shkruar Hoti në faqen e tij në Facebook.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...