Google ADS

Vulin: Serbët që bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, do të përdoren kundër vëllezërve të tyre

17:34 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksander Vulin ka thënë se mesazhi i presidentit rus, Vladimir Putin ishte i qartë, duke folur tutje për Ushtrinë e Kosovës si dhe serbët që tashmë janë pjesë e saj.

“Vladimir Putin ka dërguar një mesazh shumë të qartë, diplomatik dhe politik se Rusia mbështet çdo zgjidhje në lidhje me Kosovën që Serbia arrin”, ka thënë Vulin.

Vulin tha poashtu se kjo gjë është shumë e rëndësishme, pra përkrahja e një vendi të tillë siç është Rusia.

Ai tutje ka deklaruar se edhe pse Evropa është e heshtur ‘Shqipëria e madhe’ është para syve të tyre.

“Asnjë fjalë të vetme. Pra ju vetëm duhet të imagjinoni se si dikush do të reagonte nëse në Serbi fillon të flitet për një gjë të tillë. Loja me Shqipërinë e madhe është shumë e rrezikshme, për të gjithë Ballkanin.”, ka shtuar Vulin.

Vulin nuk ka ndaluar të flasë sërish për Ushtrinë e Kosovës, duke deklaruar se çështja nuk është tani se ushtarët e cilëve janë më të fuqishëm.

“Diskutimi i kësaj është se padyshim që serbët nuk bien dakord mbi shpërblesën e të bërit pjesë e këtij formacioni, sepse kushdo që hyn në këtë formacion duhet ta dijë se ata do të përdoren një ditë kundër vëllezërve të tyre, fqinjëve të tyre, bashkëqytetarëve të tyre”, ka thënë Vulin.

Duhet përkujtuar që së fundi dy pjesëtarë serb të Ushtrisë së Kosovës janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje për t’u marrë në pyetje dhe duke u mbajtur për disa orë aty.

Lidhur me këtë ndalim ka reaguar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, duke thënë se ky rast kujton kohën e regjimit të Millosheviqit, i cili siç duket jeton ende tek fqinji ynë verior.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme