Google ADS

Bahtiri: Dëshmorët luftuan për bashkim e jo për ndryshim kufijsh

16:33 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Nën përkujdesjen e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë u mbajt akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi.

I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se sakrifica e dëshmorëve dhe lufta e UÇK-së, krijuan një shtet të dytë në Ballkan.“20 janari është një ngjarje e veçantë për Mitrovicën por edhe për mbarë Kosovën, për të gjithë ata që bukës i thonë bukë e ujit ujë.

Vepra e këtyre dy dëshmorëve është shembulli më i mirë që sa e gjatë dhe e vështirë ka qenë rruga drejt lirisë. Shumë popuj kanë bërë sakrificë për lirinë e tyre por rrallë ka sikur lufta e UÇK-së, e cila krijoi një shtet të dytë në Ballkan dhe ndryshoi botën”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se dëshmorët luftuan për bashkim, e jo për ndarje kufijsh.“Gjaku i derdhur i dëshmorëve ka bërë që ne sot të jetojmë në liri. Por këta burra nuk luftuan për ndryshim kufijsh dhe ndarje të Mitrovicës. Sot o kurrë duhet të bashkohemi që t’i dalim zot atdheut”, ka thënë Bahtiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme