N.J. nga Prishtina ka një brengë më pak nga “qindra” të tjera që atij nuk i hiqen prej vitesh. Të hënën e kësaj jave, pak kohë pasi kishte rënë terri, bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët ia kishte mësyrë Kuzhinës Popullore, të “improvizuar” në ambientet e shkollës fillore “Xhemail Mustafa”.
Në fytyrat e tyre të ngrysura shihej lehtësim, por edhe presion që po u duhej të viheshin në rresht për të marrë atë që Komuna e Prishtinës ua kishte siguruar nëpërmjet një projekti mbështetës për familjet në asistencë sociale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shërbyeset e kuzhinës u servuan, ashtu si edhe të tjerëve, shujtën e ngrohtë me gjellë, supë e sallatë. Nuk munguan as portokajtë. Pasi morën ushqimin, në sallën me tre rreshta tavolina, ata zgjodhën të fundit, sa më larg të tjerëve. Mbase nuk donin të binin shumë në sy.
Ndërsa përfundoi së ngrëni, N.J. rrëfeu episodet e tij të vuajtjeve dhe pamundësisë për të siguruar mjaftueshëm ushqimin për familje. E pranoi se kaq ushqim me bollëk kishte kohë që nuk kishte pasur në sofrën e tij.
“Na jetën e bëjmë nëpër kontejnera. Aty mbledhim kanaçe. I çojmë në përpunim, po shumë pak nxjerrim prej kësaj pune. Nganjëherë na duhen tri ditë derisa ta mbushim një thes e në fund e fitojmë vetëm një euro”, tregoi ai.
Vetëm 107 euro në muaj
N.J. jeton në lagjen “Pejton”. Ai dhe familja e tij nuk përballen vetëm me mungesën e ushqimit. Shtëpia për të cilën thotë se është e vjetër mbi 60 vjet mezi mbahet në “këmbë”. Ka frikën se një ditë mund të shembet.
“Disa herë gjatë natës zgjohem nga gjumi e i shikoj fëmijët a janë mirë e mundohem t’i mbuloj që të mos ftohen”, shprehet ai.
Për shkak të lagështisë që e ka shtëpia ku jetojnë, N.J. tregon se i është sëmurë djali nëntëvjeçar.
“E gjithë shkolla e di për gjendjen e djalit tim. Shpeshherë vjen mësuesja e ma merr te dera djalin e ma dërgon në shkollë. Më shumë pi ilaçe se ha bukë ky djalë”, rrëfeu ai me sy të përlotur.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...