Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se nesër mbahet Akademi Përkujtimore për nderë të 13 vjetorit të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Mustafa ka njoftuar për këtë organizim përmes një statusi në Facebook, duke bërë të ditur se ajo do mbahet në orën 12:00.
“Nesër, më 21 janar 2019, mbushen 13 vjet nga shkuarja në amshim e Kryetarit të Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dijetarit e burrështetasit të Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast, LDK organizon Akademi Përkujtimore në ora 12:00 në “Golden Imperial” në Lagjen e Veternikut, në Prishtinë. IM”, ka njoftuar Mustafa.
Irahim Rugova vdiq me 21 janar 2006, disa muaj pasi ishte diagnostikuar me kancerë të ushkrive. Rugova u varros me nderime te larta shtetërore. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën