‘Maskat’ grabisin me themel, argjendarinë në mes të qytetit të Lushnjës

10:03 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Katër persona me maska kanë grabitur një argjendari në mes të qytetit të Lushnjës. 100 milionë lekë të vjetra llogaritet dëmi shkaktuar biznesit. pronari i biznesit ka llogaritur humbjet dhe ka bërë deklarimin në Polici.

Grabitja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat.

Nuk është hera e parë që grabiten biznese të tilla në mes të qytetit. Edhe dy herë të tjera, në mes të qytetit, një person me maskë ka grabitur një dyqan tjetër floriri duke kërcënuar me pistoletë në kokë, pronaren. Ngjarja ndodhi pasdite, kur në rrugë kishte ende qarkullim. Ky person nuk u identifikua dhe as u arrestua.

Një tjetër grabitës u kap më vonë duke tentuar të hapte qepenat e dyqaneve me çelësa të kopjuar. Ai u arrestua, por nuk u provua si autor i vjedhjeve të tjera në qytet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme