Presidenti Barack Obama ka nderuar 21 individë dhe organizata për punën që ai thotë se ka ndihmuar amerikanët të kuptojnë dhe lidhen me njëri tjetrin pak më mirë përmes artit dhe humanizmit.
Të nderuarit janë aktorja Sally Field, autori Stephen King dhe kuzhinierja Alice Waters, transmeton arbresh.info Duke perifrazuar njërën nga fjalitë më të njohura të Field kur ajo pranoi çmimin e dytë Oscar për aktoren më të mirë, presidenti i tha grupit: “Ne ju pëlqejmë juve. Ne me të vërtetë ju pëlqejmë juve”.
Field, nga Los Angeles, mori Medaljen Kombëtare të Arteve 2014 për dinjitetin e treguar, ndjeshmërinë dhe guximin në shfaqje që kanë prekur audienca nga e gjithë bota, si dhe për shfaqjen e po atyre cilësive të njëjta në avokimin e saj jashtë ekranit për gratë, të drejtat e LGBT dhe shëndetit publik.
King, nga Bangor Maine, gjithashtu mori një Medalje të Arteve për kombinimin e tregimit me analizën e natyrës njerëzore. Veprat e tij përfshijnë “Christine”, “Cujo”, dhe “The Shining”.
Waters, kuzhiniere-pronare e restorantit organik Chez Panisse në Berkeley, Kaliforni, ka marrë një Medalje të Humanizmit Kombëtar për punën e saj si një kampion i qasjes holistike për ushqim dhe shëndet.
Shpërblimi Kombëtar për Artet dhe Shpërblimi Kombëtar për Humanizmin janë krijuar nga Kongresi më 1965 për të siguruar grante të mbështetjes së përsosmërisë atipike dhe kreativitetit, si dhe avancimi i mirëkuptimit dhe vlerësimit të historisë, literaturës, filozofisë dhe gjuhës. Të dy agjencitë e pavarura janë duke festuar përvjetorin e tyre të 50-të këtë vit.
Obama tha se ai adhuron të festojë madhështinë e artistëve, novatorëve dhe mendimtarëve./arbresh.info
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...