Habit Soni Malaj: Nuk do ta vesh kurrë më fustanin e bardhë

08:27 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Pas një mungese të gjatë në eventet muzikore, këngëtarja e mirënjohur Soni Malaj u rikthye vitin që lamë pas në skenën e Festivalit të fundvitit me ‘’Më e fortë’’, një ndër këngët e cila u diskutua si përfaqësuesja e mundshme e Shqipërisë për në Eurovision.

Mirëpo edhe pse çmimin e parë e fitoi artistja Jonida Maliqi, kënga e Sonit është kthyer ndër më të dashurat për publikun dhe dëgjohet kudo. Ditën e djeshme, ish-liderja e ‘’Spirit Voice” ishte e ftuar në emisionin ‘’Mirage’’ ku rrëfeu emocionet e rikthimit në skenën e Pallatit të Kongreseve, si dhe foli si rrallëherë për jetën personale dhe vajzën e saj të vogël Ana.

E pyetur nëse donte që Ana të ndiqte rrugën e artit, Soni u përgjigj se për të ishte e rëndësishme që e bija të shkollohej dhe të edukohej mirë, njëlloj siç prindërit e Sonit kishin bërë me të. Ndërkohë, përsa i përket martesës, këngëtarja pohon se nuk ka ndonjë plan të afërt:

“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët.”

Por ajo që na habiti ishte deklarata e saj rreth fustanit të bardhë.“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘’Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim”, përfundoi ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme