Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli të shtunën planin e tij për tejkalimin e mbylljes së pjesshme të qeverisë më shumë se katër javë, por ende kërkon 5.7 miliardë dollarë për ngritjen e murit në kufirin me Meksikën.
Ai tha plani i tij përfshinë: “800 milionë dollarë për ndihmë emergjente humanitare. 805 milionë dollarë për teknologjinë e zbulimit të narkotikëve për të ndihmuar sigurinë e vendkalimeve kufitare.
Dy mijë e 750 agjentë kufiri dhe profesionistë të sundimit të ligjit. 75 ekipe gjykatësish për të zvogëluar ngarkesën e gjykatave me, besoni apo jo, 900 mijë raste”, tha presidenti Trump.
Ai tha se plani përfshinë masa thelbësore për të mbrojtur fëmijët migrues nga shfrytëzimi dhe abuzimi. “Kjo përfshinë një sistem të ri që u mundëson të miturve nga Amerika Qendrore që të aplikojnë për strehim në vendet e tyre dhe reformën për të nxitur bashkimin e familjeve për fëmijët e pashoqëruar”.
“Për të siguruar fizikisht kufirin tonë, plani përfshinë 5.7 miliardë dollarë për ngritjen strategjike të pengesave fizike, apo murit”, tha ai, duke nënvizuar se shkalla e krimit dhe problemet me narkotiket do të zvogëloheshin.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...