Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve.
Të pyetur nëse SHBA-ja u ka dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës për heqjen e taksës, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë i kanë thënë gazetës se qëndrimi i SHBA-së mbetet i njëjtë, për pezullimin e taksës 100 për qind.
“Qëndrimi ynë lidhur me tarifat nuk ka ndryshuar. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë apeluar në udhëheqësinë e Kosovës që t’i pezullojë tarifat në mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Siç kemi thënë më parë, ne nuk shohim se si përfiton Kosova nga këto masa”, potencohet në përgjigjen e Ambasadës.
Më tej thuhet se SHBA-ja nxit Kosovën për t’u përqendruar në interesat e saja thelbësore, që kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane dhe me normalizimin e raporteve me Serbinë.
“Ne fuqimisht nxisim për përqendrim të përtëritur në interesat thelbësore të Kosovës, të ardhmen e saj evropiane dhe marrëdhënien e normalizuar me Serbinë. Shpresojmë të shohim udhëheqësi të sigurt dhe të guximshme në të dyja anët e tavolinës, që nevojitet për të lëvizur përpara dhe për të dalë nga bllokada e tanishme”, theksohet më tutje në përgjigje
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...