Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik që protestojnë prej ditësh kanë shpërndarë mbrëmjen e së shtunës një deklaratë nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit në këtë fakultet.
Përfaqësues nga protesta e studentëve, i bënë thirrje pedagogëve t’i bashkohen ‘fizikisht’ qëndresës së tyre.
Në deklaratë thuhet se sulmet ndaj prof. Mimoza Manxhari kanë qenë të orkestruara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT, Dhori Kule. Për këtë arsye ata kërkojnë që Kule të japë dorëheqjen
Deklaratë për media
Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se:
Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor.
Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona.
Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë.
Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam t’iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një takim student-pedagog në ambientet e universitetit, ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe prof. Mimoza Manxhari.
Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me pretendimin se ‘ajo si person që ngel shumë studentë nuk duhet të jetë mes nesh’.
Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e misionit të protestës tonë.
Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu, por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të paramenduara nga individë të veçantë. Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen mekanizma që të vërtetojnë performancën e çdo pedagogu. Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.
Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje (dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges në fjalë e së bashku me militantë të tjerë rreth vetes krijuan kaos dhe tension.
Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve. Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali vrullin e studentëve me pedagogët në krah!
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...