Alen Ujkaniviq, bashkë me vëllanë e tij Anel Ujkaniviq, të dy pjesëtarë të FSK-së, po udhëtonin nga Leposaviqi për në Serbi për të vizituar familjarë këtë vikend.
Por, kalimi i kësaj pike kufitare për ta ka zgjatur tri orë. Ata janë ndalur nga forcat serbe për t’u marrë në pyetje. Në një bisedë telefonike për KTV-në, Alen Ujkanoviq thotë se është intervistuar 40 minuta nga policët serbë.
“[Më kanë pyetur] për familjen time, punën time, për shkollën time fillore e të mesme. Më pyetën edhe për Akademinë Ushtarake dhe të gjitha informatat për ushtrinë. Më pyetën për serbët që punojnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Aleni.
Por, kjo nuk është hera e parë që ai është ndalur nga pala serbe vetëm pse është pjesëtar i FSK-së. Njëjtë kishte ndodhur më 1 janar, derisa ai po shkonte për të festuar në Serbi.
“Herën e parë nuk më kanë marrë në pyetje, vetëm më kanë ndalur një orë dhe m’i kanë kontrolluar dokumentet”, shton ai.
Përkundër ndalesave, ai thotë se i pëlqen puna që bën, por nuk e di edhe sa do të vazhdojë të jetë pjesë e FSK-së.
“Nuk e di, nuk e di, ndoshta. Dua të rri në Kosovë. Për mua është shumë mirë, ndjehem shumë mirë”, theksoi Alen Ujkanoviq.
Pas orës 12, vëllezërit Ujkanoviq janë liruar dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre. Për këto ndalesa ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka krahasuar me ato të regjimit të Millosheviqit. Ndalimin e tyre e ka dënuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë menjëherë lidhur me këtë rast.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet