Google ADS

Ende kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

20:29 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”, thotë një qytetar. “Po i ndalin dhe i kontrollojnë”, shprehet një tjetër.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimin vetëm me një kontroll. Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo kosovare.

Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme