Zëdhënësi i Gjykatës Speciale për Kosovën, Chritofor Bennet, ka thënë se të gjithë prokurorët të cilët janë marrë me raportin e Dick Martyt që nga viti 2011 kanë dështuar që të ngritin qoftë edhe një aktakuzë të vetme.
Këto deklarata Bennet i ka bërë në një intervistë për Deutche Welle, ku ndër të tjera ka shpjeguar edhe kushtet të cilat duhet plotësuar për të ngritur një aktakuzë.
Sipas zyrës së prokurorisë aktakuzat do të ngrihen atëherë kur ato të plotësojnë këto kushte: dëshmitë të jenë të pranueshme për gjykatën speciale; dëshmitë do të jenë në dispozicion në kohën e gjykimit; dëshmitë do të jenë të mjaftueshme të provojnë, përtej dyshimit të arsyeshëm, çdo krim të secilit person të akuzuar; se rasti do t’i mbijetojë një mbrojtjeje inteligjente dhe të informuar mirë; se rasti do të rezultojë në dënime që do të kalojnë apelin.
Deri tash ky ekip dhe shumë hetues të tjerë që kanë punuar në rastet e paraqitura në raportin e Dick Marty-t nga viti 2011 kanë dështuar, që të plotësojnë kushtet edhe për një aktakuzë të vetme, prandaj ky trup i ndërkombëtarizuar i gjyqësisë kosovare ende mbetet pa dhënë ndonjë rezultat të dukshëm për publikun.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...