Google ADS

Formacionet zyrtare, Inter – Sassuolo

19:39 | 19 Janar 2019
Arbresh Info

Interi dhe Sassuolo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët janë në kërkim të fitores së tetë radhazi në kampionatin italian te ndeshjet në shtëpi për herë të parë që nga muaji shkurt i vitit 2017.

Nga ana tjetër, mysafirët kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit të tyre në Serie A, andaj vështirë se do të kemi befasi sonte.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic

Sassuolo: Consigli; Lirola, Magnani, Rogerio, Peluso; Duncan, Locatelli, Sensi; Berardi, Boateng, Djuricic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme