Google ADS

Policia jep detaje rreth grabitjes së institucionit mikrofinanciar në Prishtinë

19:34 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë janë të shpeshta këtë kohë, ku edhe sonte, një institucion mikrofinanciar është grabitur në kryeqytet rreth orës 18:00.

Rastin për këtë grabitje, për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje të armatosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se, në vendin e ngjarjes iu janë përgjigjur njësitë e nevojshme policore të cilat kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

 

Të ngjashme