Janë bërë një javë që nga fillimi i grevës së përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore në vend. Kërkesa e vetme e mësimdhënësve është rritja e koeficientit për para.
Shumë njerëz nuk e po e mbështesin këtë grevë, e njëri prej tyre është edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor.
Ky është statusi i plotë i Agim Bahtirit pa ndërhyrje:
Nga gjitha takimet që kam zhvilluar kam parë nga afër se të gjithë prindërit dhe nxënësit papërjashtim, kërkojnë fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor dhe këkesa ime është në këtë linjë. Ky është qendrim edhe i Kryetarit të Këshillit të prindërve i shprehur publikisht, është qendrim zyrtar edhe i Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, ritheksoj se qëndroj fuqishëm përkrah kerkesave të mësimdhënësve për rritje të pagave, por jam tërësisht kundër bojkotimit të procesit mësimor.
Nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikoj, ndërkohë që po pësojnë femijët e Kosovës. Duhet të zgjedhen forma të tjera të protestës, sepse fëmijët e kanë të drejtë kushtetuese edukimin dhe arsimimin.
Sa i përket kërcënimit të kryetarit të SBAShK-ut për padi ndaj meje, i them me plotë përgjegjësi se nuk kam kërcënuar askënd, aq më pak mësimdhënësit.
Mua askush nuk mund të këcënoj, madje edhe nëse dikush më ngrit padi në Gjykatën Speciale të Hagës nuk e kam problem, për faktin se janë afër 300 mijë nxënës duke pritur të ulen në bankat shkollore.
I bëjë thirrje Komisionit pë Arsim të Kuvendit të Kosovës dhe Grupeve Paralmentare që t’i plotësojnë për aq sa është e mundshme kërkesat e mësimdhënësve, në mënyrë që mësimi të filloj ditën e hënë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...