Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha sot se është bërë përparim, sa i përket arritjes së një marrëveshjeje tregtare me Kinën. Ai mohoi se e ka shqyrtuar mundësinë e heqjes së tarifave tregtare ndaj produkteve kineze.
“Gjërat janë duke shtuar shumë mirë me Kinën dhe me tregtinë”, tha Trump për gazetarët, duke shtuar se ka parë disa “raportime të rreme”, që kanë lënë të kuptohet se tarifat amerikane ndaj produkteve kineze do të hiqen, transmeton REL
“Nëse arrijmë marrëveshje, natyrisht se nuk do të ketë sanksione dhe nëse nuk arrijmë marrëveshje, do të ketë sanksione. Ne kemi pasur numrë të madh të takimeve dhe një marrëveshje ka gjasa të arrihet me Kinën”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosura tarifa ndaj mallrave kineze, me arsyetimin se Kina ka qenë e “padrejtë” ndaj SHBA-së në tregti.
Po ashtu edhe Kina ka vënë tarifa ndaj importeve amerikane.
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...
Skandali i Diddy/Beyonce-s i bie numri i ndjekësve në “Insta...