Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, në Spitalin Regjional në Gjakovë, vizitoi të lënduarit e një nate më parë, në fshatin Ratkoc të Rahovec, pikërisht në lokalin “Te Dollari”.
“Selimaj bisedoi me tre të lënduarit, që kishin pësuar djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, përderisa kujtojmë që të lënduar ishin edhe 12 persona të tjerë, por që të gjithë janë liruar në shtëpi”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Tre persona që kishin marrë lëndime më të rënda ishin djali i pronarit të lokalit dhe dy punëtorët e të njëjtit lokal.
Sipas doktorit kujdestarë edhe gjendja e këtyre të fundit është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti ka ndodhur, nga shpërthimi i një bombole të gazit e cila kishte shpërthyer në podrumin e lokalit “ Te Dollari “, dhe nga vlerësimi preliminar i policisë, konsiderohet si shpërthim aksidental, por hetimet për të njëjtin rast janë duke vazhduar.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...