Zyra e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller ka kundërshtuar raportimet e BuzzFeed News se presidenti amerikan, Donald Trump ka udhëzuar ish-avokatin e tij të gënjejë para Kongresit, lidhur me një projekt në Moskë teksa demokratët në Kongres janë zotuar se do të hetojnë këto pretendime.
Zyra e Mueller, përmes një deklarate tha se raportimi i BuzzFeed News – që është bazuar në deklaratat e dy zyrtarëve të paidentifikuar të zbatimit të ligjit – nuk janë të “sakta”.
“Përshkrimet e BuzzFeed mbi deklaratat specifike për Zyrën e këshilltarit të posaçëm dhe karakterizimi i dokumenteve dhe dëshmive të marra nga kjo zyrë lidhur me dëshminë në Kongres të Michael Cohen, nuk janë të sakta”, tha zëdhënësi i zyrës së Mueller, Peter Carr. Megjithatë, ai nuk tha se i gjithë artikulli i shkruar nga BuzzFeed është i gabuar.
Në anën tjetër, BuzzFeed tha se qëndron prapa artikullit të publikuar dhe i bëri thirrje Muellerit të “bëjë të qartë” se me çka nuk pajtohet ai.
Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar këto pretendime si “false”, por ligjvënësit demokratë kanë thënë se do t’i hetojnë ato.
Më 17 janar, BuzzFeed News ka raportuar se presidenti Trump i ka thënë avokatit Cohen që të gënjejë para Kongresit, lidhur me negociatat për ndërtimin e Kullës Trump në Moskë, gjatë fushatës për zgjedhje presidenciale më 2016./REL
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...