Ish kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney thotë se trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri nuk është për detyrën e përhershme në Old Trafford.
Ai pritet të kthehet në Molde gjatë muajit maj kur të përfundoj edicioni në Premierë Ligë, megjithëse shumë tifozë të Manchester United kanë qenë të impresionuar dhe kërkojnë qëndrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Mbi të gjitha ju duhet t’i jepni një shans Ole [Gunnar Solskjaerit] dhe ky është një diskutim që është zhvilluar me familjen Glazers”, ka thënë Rooney, i cili tani është duke luajtur te skuadra në MLS – DC United.
“Por, në rast se unë do të kisha mundësinë për të emëruar dikë, unë do të zgjedhja Mauricio Pochettinon”
“Mendoj se ai e plotëson çdo pjesë sa i përket cilësive të tij si trajner, por gjithashtu është i gatshëm për t’i dhënë shans të rinjve”./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA