AS Roma dhe Torino kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Olimpico në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Vetëm dy pikë i ndajnë nikoqirët nga rivali i sotëm, por Torino nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme në ligë kundër “Giallorosëve” që nga muaji i vitit 2007 duke humbur tetë ndeshje radhazi.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Eusebio di Francesco është gjithashtu vetëm dy pikë larg top katërshes ndërkohë që ka pësuar vetëm një disfatë ë nga dhjetori i vitit 2018 (tri fitore, dy barazime dhe një humbje).
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/
Roma: Olsen; Karsdorp, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Lorenzo Pellegrini; Under, Zaniolo, Kluivert; Dzeko
Torino: Sirigu; Djidji, N’Koulou, Lyanco; De Silvestri, Lukic, Rincon, Ansaldi, Ola Aina; Iago Falque, Belotti
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...