Superylli botëror, Kylie Jenner, është zgjedhur si femra më e re në moshë me një pasuri marramendëse.
Bukuroshja amerikane e cila është motër e Kim Kardashian dhe pjesë e familjes së saj, konsiderohet prej femrave më atraktive në botë, shkruan portali arbresh.info
E sa i përket jetës private Kylie është e martuar me reperin e famshmën Travis Scott me të cilin ka një vajzë të quajtur Stormi.
Stormi do të mbush një vit jetë me datë 1 shkurt, gjë që është vetëm pak javë më pas, dhe siç duket nëna e saj bukuroshe do t’i përgatis një festë madhështore.
Dje Kylie Jenner ka publikuar imazhe shumë të këndshme në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihen duke pozuar me bikini ngjyrë neon.
21 vjeçarja dukej në formë shumë të mirë fizike duke i vënë në pah linjat e saj trupore perfekte, por e këndshme dhe shumë e lezetshme dukej edhe e bija e saj./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty