Tifozët e skuadrës së Genoas janë duke protestuar kundër kryeministrit italian Matteo Salvini dhe presidentit të klubit Enrico Preziosit për dy gjëra të ndryshme.
Protesta kundër Salvinit vjen si pasojë e vendimit për të shtyrë ndeshjen e Genoas kundër Milanit në ora 15:00 derisa banerët që janë ngritur në qytet e quajnë këtë “vdekje të futbollit”, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët janë duke shprehur pakënaqësi jo vetëm në këtë rast sepse ata janë të zemëruar edhe në vendimin e Enrico Preziosit për shitjen e Krzysztof Piatekut te AC Milani pavarësisht se i kishin premtuar atij më herët që nuk do të shitej.
Interesimi i gjigantit italian në transferimin e sulmuesit polak vjen për shkak të largimit të mundshëm të sulmuesit qendror Gonzalo Higuain për kalim në Chelsea.
Higuain pritet t’i bashkohet skuadrës angleze të martën e javës së ardhme./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj