Aaron Ramsey duket se do të qëndrojë te Arsenali deri në fund të kontratës së tij.
Mesfushori uellsian ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Juevntusit në fund të kontratës së tij që skadon në qershor.
Por kampionët në fuqi të Italisë, Juventus kanë tentuar transferimin e Ramseyt qysh në afatin kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër ka hasur në rezistencë të klubit londinez që i ka refuzuar dy oferta zyrtare.
Fillimisht Juventus e ofroi qendërmbrojtësin Medhi Benatia në këmbim të Ramseyt, por përgjigja ishte jo.
Ndërkohë oferta e dytë e Bardhezinjve ishte që ofruan 10 milionë euro por përsëri u refuzua nga Arsenali.
Ka qenë trajneri Unay Emery ai që ka insistuar për qëndrimin e mesfushorit në Londër deri në qershor.
Gjithsesi Arsenali gjatë këtyre ditëve pritet të përforcohet edhe me një mesfushor pasi pritet huazimi i Denis Suarez nga Barcelona. /Telegrafi/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...