Dhjetëra lëmoshë kërkues shihen rrugëve të kryeqytetit. Kjo është pamja që po e përcjellë Prishtinën edhe në këto ditë të ftohta dimri, shkruan arbresh.info.
Derisa temperaturat po shënojnë nën minus gradë, fëmijë, gra e burra lëmoshë kërkues çdo mëngjes zënë cepet e rrugëve që tashmë janë bërë ‘pronë’ e tyre
E të mishëruar me këtë pamje pak kujt prej kalimtarëve u bënte përshtypje të ndalonte e të ndante të hollat me ta.
Arbresh.info ka provuar të flasë me disa nga këta persona, por që frika nga ‘zbulimi i identitetit’ i bënte ata të largoheshin menjëherë.
E një grua rreth të 50-tave ka treguar se vjen nga Shqipëria, e ardhjen në Kosovë e ka arsyetuar se ka pesë fëmijë jetim.
Ndërsa e pyetur rreth mënyrës së ardhjes në Kosovë ajo ka filluar të mbledhë gjërat e saj dhe të largohet.
Ndryshe rrugët e Kosovës e në veçanti ato të kryeqytetit tash e disa vite janë parë si mundësi e mirë e përfitimit edhe nga shtetasit e Shqipërisë.
Të dhënat e viteve të fundit të Policisë së Kosovës kanë treguar se një numër i madh i lëmoshë kërkueseve të identifikuar janë shtetas të Shqipërisë.
Disa herë Policia e Kosovës në mënyrë të organizuar ka kthyer në vendet e tyre dhjetëra lëmoshë kërkues./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...