Google ADS

Pllana thotë se ka trysni nga Drejtoria Komunale në Prishtinë, gjatë grevës ua ndali ngrohjet

00:00 | 19 Janar 2019
Trina Galanxhi

Ahmet Pllana që udhëheq me SBASHK-un në Prishtinë, tha se sektori i arsimit ka hyrë në grevë të përgjithshme që nga 10 janari, dhe nuk do të ndalen deri të plotësohen kërkesat e tyre. Sipas tij, duhet të rritet koeficienti i pagave.

“Nuk duan rritje pagash por të rangohemi në vendin ku duhet. Koeficienti tani është 2 dhe kërkojmë të rritet në 30 për qind, që i bie 2.6 për shkollat fillore. Koeficienti nuk i bie të rritet paga. Koeficienti është prej 1 deri 12, ne jemi të fundit”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Nëse rritet ky koeficient, sipas Pllanës, jo vetëm se mund të rritet paga por edhe mund të zvogëlohet.

Ahmet Pllana, tha se i kuptojnë ankesat e disa prindërve që u mbesin fëmijët në shtëpi, por ai thotë, se edhe vetë grevistët kanë fëmijë, por duan që t’u plotësohet kërkesat për koeficientin.

Ai tha se SBASHK-u ka zhvilluar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ai i ka përkrahur, por sipas Pllanës, “në realitet s’ka asgjë”.

Pllana tha se kërkojnë që koeficienti të rritet në 2.6 në shkolla fillore, 2.3 në shkollat e mesme. E sipas tij, të rritet edhe në sektorët e tjerë. Përmendi që në çerdhe është gjendja më e keqe. Pllana tha se në çerdhe koeficienti është vetëm 1.7. Kërkoi që të rritet koeficienti në 30 për qind në të gjithë sektorët.

Pllana tha se gjatë grevës, me vendim të SBASHK-ut, greva fillon në orën 9 në mëngjes dhe mbaron në orën 12.

Nga drejtoritë komunale, Pllana tha se po ka trysni të madhe, sidomos në Prishtinë. Sipas tij, ata kanë kërkuar që të ndalen ngrohjet nëpër shkolla dhe transporti. “Këtë po e shohim si shenjë presioni”, tha ai.

Greva, tha ai, mund të ndalet kur të ketë reflektim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme