Në mënyrë të pashmangshme duhet të shpejtohet procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Nuk do të ketë paqe të plotë dhe të qëndrueshme në Evropë derisa të gjitha vendet e kontinentit nuk do të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.
Këto në intervistë për AIM-në i tha ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi në Ohër, ku iu nda Çmimi Botëror për Humanizëm për vitin 2019-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë jam një ekonomist. Nëse shikoni figurat, është e qartë se të gjitha vendet e gadishullit të Ballkanit realizojnë të ardhura bruto kombëtare që nuk janë më shumë se dy deri në tre përqind e ekonomisë evropiane. Kjo tregon shumë qartë se zgjerimi është një problem politik. Natyrisht, ka çështje ekonomike, por është një gjë e vogël”, tha Prodi.
Lidhur me procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë, Prodi shprehu besimin se kjo pengesë që qëndron në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE do të tejkalohet.
“Unë nuk do të doja të merrja anë në të gjithë këtë proces që është në vazhdim. Pas 27 vitesh të gjata, besoj se do të gjendet një emër i përbashkët për Maqedoninë time të dashur. Sigurisht, këtu duhet të theksohet se ka ende detyra shtëpie që vendi do të duhet të punojë, por në fund unë do të përsëris, megjithatë, zgjerimi i BE-së mbetet një çështje politike”, theksoi ai
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...