E pranon Shaqiri: Më pëlqen të shënojë kundër Man United

23:34 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka pranuar se atij i pëlqen të shënojë gola kundër Manchester United.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës bëri paraqitjen e tij të parë në fanellë të Liverpoolit duke shënuar një supergol me gërshërë kundër United në një miqësore para-sezonale në Michigan, transmeton portali arbresh.info. Ai më pas realizoi dy herë kundër United pas inkuadrimit nga bankina për t’i ndihmuar “Redsave” të fitojnë muajin me kaluar me rezultat 3 me 1.

“Ishte një nga ndjenjat më të mira në karrierën time që të jemi të sinqertë”, ka thënë fillimisht Shaqiri. “Aty ishin 100 mijë njerëz në stadium dhe ishte ndeshja ime e parë për Liverpoolin. Sigurisht, ishte vetëm një ndeshje miqësore, por ishte një derbi i madh dhe një ndeshje e madhe”

“Nganjëherë, gjërat vijnë nga asgjë dhe është instinkt. Nuk është se e kam stërvitur këtë [teknikën me gërshërë] çdo ditë, por nganjëherë ju provoni dhe keni pak fat”

“Madje vetëm të flas për golat kundër Manchester United në shtëpi, është thjeshtë e pabesueshme për t’i përshkruar”

“Para tifozëve, një ndeshje në Premierë Ligë, është mirë dhe shumë bukur. Por, nëse ju shënoni në një ndeshje të madhe, është diçka ndryshe dhe ju mund ta shihni se sa të lumtur ishim ne pas ndeshjes”

“Mendoj se ndeshjet kundër United janë diçka ndryshe, ato janë të veçanta. Tifozët ishin shumë të zhurmshëm nga fillimi dhe ju e ndjeni atmosferën”

“Tifozët, ata jetojnë për këto momente. Vetëm të mendosh mënyrën se si kemi qenë këtë sezon është e mrekullueshme dhe unë shpresojë se ne mund t’iu japim atyre të paktën një gjë për të festuar”

Skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp luan nesër kundër Crystal Palaces në Anfield dhe ylli kosovar pritet të jetë titullar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme