Drejtorët e AC Milanit nuk janë duke gjetur marrëveshje rreth mundësisë për të nënshkruar me mesfushorin Mesut Ozil të Arsenalit këtë muaj.
‘Corriere dello Sport’ raporton se Milani është duke menduar transferimin e tij, por drejtorët e skuadrës në San Siro nuk janë duke rënë dakord mes vete rreth kësaj, transmeton portali arbresh.info.
Raporti mes Ivan Gazidis dhe Paolo Maldinit është përkeqësuar si pasojë e opinioneve të tyre në nënshkrimin me Ozilin.
Gazidic, i cili shërbeu si drejtor ekzekutiv i Arsenalit për rreth 10 viteve dhe u largua për të marrë të njëjtin rol në Milan vitin e kaluar, është kundër idesë për të transferuar Ozilin në Serie A. Ai beson se 30-vjeçari nuk i përshtatet strategjisë së rekrutimit të klubit dhe se mosha dhe kërkesat financiare nuk përkojnë me klubin.
“Topçinjtë” janë të gatshëm për t’i dëgjuar ofertat për Ozilin, por mbetet të shihet se kush do të shprehet i gatshëm për të paguar pagën e tij. Arsenalit i duhet të subvencionojë pagat e tij në mënyrë që të heq dorë nga lojtari./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...