Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Shkup sonte organizoi pritje për korin diplomatik me rastin e Vitit të Ri dhe të festave të Krishtlindjeve. Ai gjatë fjalimit të tij njoftoi se Papa Françesku më 7 maj do ta vizitojë Maqedoninë.
“Në fokusin e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të jetë Nënë Tereza, si një shprehje e vërtetë e bashkëjetesës autentike që nuk është imponuar me forcë, por në mënyrë organike buron nga shoqëria multietnike, multigjuhësore dhe multifetare e Maqedonisë. Respektimi i diversiteteve është shprehje e besimit, është çelësi për llogaridhënie, sepse çdo e drejtë do të thotë përgjegjësi”, tha Ivanov.
Ai tha se shpreson që përveç zgjedhjeve, në vitin 2019, do të ndodhin edhe reforma thelbësore dhe përparimtare dhe se do të përmirësohen investimet kapitale, me çka do të përmirësojë edhe jetën e qytetarëve./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...