Takimi i dytë Trump-Jong-un në fund të shkurtit

21:41 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me liderin veri-korean Kim Jong-un për samitin e dytë në fund të shkurtit, bën të ditur Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi erdhi pasi zoti Trump u takua me kryenegociatorin e Koresë së Veriut Kim Yong-chol në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte pritur të dërgonte një letër nga Kim Jong-un tek Z. Trump.

Pak përparim është bërë në denuklearizim që nga samiti i tyre historik në Singapor qershorin e kaluar. Asnjë vend nuk është shpallur për samitin e ri.

Sipas spekulimeve samiti mund të mbahet në Vietnam.

Vizita e Kim Yong-chol në Uashington është shenja e parë e lëvizjes në diplomacinë bërthamore me Korenë e Veriut për muaj, raporton BBC./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme