Ky fshat i Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm

21:11 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. njofton konsumatorët e fshatit Lebanë të komunës së Prishtinës se, aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, deri ditën e nesërme në orën 12:00.

Ndërprerjen të furnizimit me ujë të pijshëm e kanë që nga dita e sotme e orëve të hershme të mëngjesit.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë fshat është dëmtimi i gypit me diametër fi 90 mm.

Për shkak të natyrës më të rëndë dëmtuese edhe sanimi është duke zgjatë më shumë, krahasuar me raste të tjera të dëmtimit të gypave.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që furnizimi me ujë sa më shpejtë të i’u rikthehet konsumatorëve të fshatit Lebanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme