Google ADS

Shahini: Ministritë do të financojnë universitetet për kërkime shkencore

19:51 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi në studion e Top Talk se ministritë kanë vendosur që të financojnë universitetet për kërkime shkencore.

“Do të rritet buxheti për kërkimin shkencor në dy mënyra. E para, do të rritet fasha që Ministria e Arsimit e ndan për këtë pjesë. E dyta, e gjithë qeveria është përfshirë në Paktin e Universitetit. Ministritë kanë vendosur që kërkimet shkencore për të cilat do të kenë nevojë, do të bëhen nga universitetet”, tha Shahini.

“Punët e ndryshme për ministritë do të bëhen nga vetë fakultetet”, shtoi ministrja e re./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme