Google ADS

Shërbyesit civil kundërshtojnë ligjin për pagat, paralajmërojnë grevë

19:41 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

Projektligji për pagat po kundërshtohet nga shërbyesit civil të Komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Kryetarë të Sindikatës së punëtorëve të dyja komunave, vlerësojnë se janë kategoria më e diskriminuar sa i përket pagave.

E nëse Qeveria nuk përfillë kërkesat e tyre, paralajmërojnë të hynë në grevë të përgjithshme.

Projektligji për pagat po kundërshtohet nga shërbyesit civil të Komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

E Xhylazin Peci, shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, thotë se përveç pagës jo të dinjitetshme, nuk gëzojnë as shujta, e uniformat e nevojshme për punën në teren, ani pse ju takojnë me ligj.

“Shujtën e kemi të garantuar me ligj, por kurrë nuk na kanë dhënë. Pastaj e kemi të garantuar veshmbathjen për ata që punojnë në terren, edhe këtë nuk na kanë dhënë asnjëherë. E kemi edhe të drejtën e mëditjeve që dalim në terren, se kemi marrë asnjëherë”, deklaroi Xhylazin Peci.

Kryetari i Sindikatës e të punësuarve të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami tha se kërkojnë nga qeveria rritje të pagave së paku për 30 për qind.

“Ne kërkojmë që koeficienti për të gjithë zyrtarët komunal të ngritët së paku për 30 për qind”, deklaroi Mehmet Bajrami.

Ndërkaq Kryetari i Sindikatës e të punësuarve të Komunës së Vushtrrisë, Ramadan Kutllovci tha se projektligji nuk parasheh ngritje page për ta, madje ka edhe zbritje për disa kategori.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të ndryshohet projektligji për pagat e sektorëve publikë. Të ngritët koeficienti për shërbyesit civil të komunave së paku në gradën 2”, deklaroi Ramadan Kutllovci.

Sindikalistet e këtyre dy qyteteve të Kosovës paralajmëruan se në rast se Qeveria nuk përfillë kërkesat e tyre, me 22 janar Shërbyesit civil do të hynë në grevë të përgjithshme. E për këtë kanë marrë dritën e gjelbër edhe nga disa komuna tjera si Rahoveci, Istogu e Skenderaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme