James Rodriguez ka vendosur t’i bashkohet këtij klubi në Premierë Ligë

19:12 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

James Rodriguez thuhet se ka rënë dakord për transferim te Liverpooli para rivalit të tyre në Premierë Ligë – Arsenalit.

Raporte të ndryshme sot (e premte) nga Spanja pretendojnë se Rodriguez ka vendosur për të pranuar ofertën për transferim në Anfield, lëvizje që mund të jetë madhështore për “Redsat” në garën  e tyre për titull, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka pasur probleme gjatë kohës së tij në Bayern Munich dhe Real Madrid, por është konsideruar që një kohë të gjatë si një top mesfushor me tipare sulmuesi në Evropë.

Rodriguez ishte mjaftë impresiv te Monaco dhe në Kampionatin Botëror 2014 me Kolumbinë si dhe në fillim të karrierës së tij te Real Madridi. 27-vjeçari aktualisht është në formë huazimi te Bayerni, por duket se lëvizja e tij e ardhshme mund të jetë Premierë Ligë.

‘Don Balon’ pretendon se Liverpooli ka mposhtur Arsenalin me ofertën 62 milionëshe, ndonëse thuhet gjithashtu se një marrëveshje ende është e nevojshme mes klubeve të përfshira./arbresh.info/

Të ngjashme