Arbër Zeneli ka reaguar pas interesimit të konfirmuar nga Chelsea.
Mbrëmjen e kaluar, ‘Sky Sports’ raportoi se gjiganti në Premierë Ligë është njëri nga klubet e shumta që kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Anësori i krahut të majtë vlerësohej rreth 5 milionë funta dhe se “Blutë” do të jenë të pranishëm për të vëzhguar atë në ndeshjen e këtij vikendi mes Heerenveenit dhe Ajaxit.
Në një prononcim për ‘GazetaExpress’, 23-vjeçari ka thënë se aktualisht në mendjen e tij qëndron vetëm kjo ndeshje.
“Për momentin dua të fokusohem në ndeshjen ndaj Ajaxit e më pas do të mendoj për të ardhmen”, është shprehur ai.
Tottenhami, Fiorentina dhe Galatasaray janë përmendur gjithashtu si skuadra tjera të interesuara për shërbimet e 23-vjeçarit./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë