AC Milani thuhet se është gjithnjë e më afër për të siguruar një marrëveshje me Krzystof Piatekin nga Genoa, ndërkohë që thuhet se kanë marrë ditën e gjelbër nga UEFA.
Gonzalo Higuain vazhdon të përflitet për transferim në Chelsea këtë muaj për të siguruar ribashkimin me ish trajnerin e Napolit – Maurizio Sarrin, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se largimi i tij ndodhë, Milani duhet të ketë një zëvendësues për shkak se trajneri Gennaro Gattuso do të ishte ndryshe me vetëm talentin e ri Patrick Cutrone si opsion të vetëm në front.
Me këtë në mendje, ‘Sportmediaset’ thekson se Piatek pritet t’i kushtoj “Rossonerëve” në përgjithësi 40 milionë euro dhe ata kanë marrë një shtytje të madhe për shkak se sugjerohet gjithashtu se UEFA ka aprovuar transferimin e sulmuesit mes çështjeve që klubi është duke u përballur me FFP-në.
Kjo do t’iu lejojë atyre me lehtësi të transferojnë sulmuesi duke qenë të qetë në mendje dhe ata nuk do të thyejnë ndonjë rregull nga FFP që do t’i shkaktonte atyre më pas problem me trupin qeverisës të futbollit evropian.
Siç thekson ‘Calciomercato’, një takim mes zyrtarëve nga Milani dhe Genoa ka nisur mbrëmjen e sotme (e premte) dhe pritet që të arrihet një marrëveshje në lidhje me sulmuesin në mënyrë që t’i ipet edhe drita e gjelbër kalimit të Higuainit në Chelsea./arbresh.info/
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...