Google ADS

Arsenali dhe Suarez kanë arritur marrëveshje, Barça ende e pavendosur

17:36 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

Arsenali ka arritur një marrëveshje për nënshkrimin me mesfushorin Denis Suarez, por Barcelona është duke refuzuar të jap dritën e gjelbër.

Kështu pretendon eksperti i futbollit spanjoll – Guillem Balague, transmeton portali arbresh.info.

“Sa i përket çështjes së Denis Saurez”, ka shkruar fillimisht Balague në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter. “Arsenali ka rënë dakord për huazimin e tij për 2 – 3 milionë euro dhe në mënyrë që të bëjë marrëveshjen të përhershme verës për 20-25 milionë euro”

“Kjo është ajo që Denisi kërkon”

“Por, Barcelona nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për këtë (ndoshta për ta shfrytëzuar në Kupë?)”, përfundon eksperti i futbollit.

Nëse “Topçinjtë” janë serioz në garën për lojtarin e Barcelonës, atëherë kanë më shumë se 10 ditë në dispozicion për të siguruar shërbimet e tij këtë muaj./arbresh.info/

Të ngjashme