Google ADS

“I gatshëm për luftë” – Xhaka i dërgon një paralajmërim Chelseas

17:12 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka ka paralajmëruar rivalin të ardhshëm të “Topçinjve” në Premierë Ligë.

Mesfushori kosovar për një postimi në llogaritë e tij zyrtare në rrjete sociale ka konfirmuar se është i gatshëm për betejë në ndeshjen derbi mes Arsenalit dhe Chelseas, shkruan portali arbresh.info.

“I gatshëm për sfidë, i gatshëm për luftë, i gatshëm për betejë”, ka shkruar reprezentuesi i Zvicrës në postimin e tij të fundit në rrjete sociale.

Ndeshja derbi mes dy gjigantëve anglez zhvillohet në stadiumin Emirates të shtunën duke filluar nga ora 18:30.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësime për nikoqirët për shkak se ata nuk mund të përballojnë ndonjë rezultat negativ në mënyrë për të vazhduar garën për top katërshe./arbresh.info/

Postimi i fundit nga Granit Xhaka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme