Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që Barcelona të vazhdojë të jetë në Kupë të Mbretit pavarësisht thirrjeve për eliminimin e tyre si pasojë e inkuadrimit të një lojtari në fushë që nuk kishte të drejtë.
Levante bëri një ankesë zyrtare mëngjesin e së sotëm (e premte) te Federata e Futbollit të Spanjë si pasojë e paraqitjes së mbrojtësit Chumi nga skuadra B e Barcelonës në ndeshjen e parë mes tyre në kuadër të 1/8-ës, transmeton portali arbresh.info.
Por, zyrtarët spanjollë kanë vendosur që ankesa e Levantes është bërë shumë vonë dhe duhej bërë brenda 48 orëve pasi janë thyer rregullat nga gjiganti katalunas.
Skuadra nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes siguroi fitore me rezultat të thellë 3 me 0 mbrëmjen e kaluar kundër Levantes për të vazhduar tutje në çerekfinale.
Takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2 me 1 në favor të skuadrës së Enis Bardhit./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...