Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural në Qerverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, ka marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2019 në Berlin të Gjermanisë, takim ky që është thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Rikallo në këtë takim është ftuar nga homologia e tij gjermane, Julia Klockner.
Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe kancelarja Merkel, e cila ka pritur të gjithë ministrat, ndër ta edhe Rikallon.
“Në këtë forum, i cili mbahet në kuadër të Panairit ndërkombëtar “International Green Week”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në takim ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, në të cilin takim ka marrë pjesë edhe ministri Rikalo. Gjatë fjalimit të saj, kancelarja Merkel ka folur për rëndësisë e teknologjisë digjitale për të ardhmen e bujqësisë:, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria.
Përveç Merkelit, Rikallo është takuar edhe me ministrat tjerë të vendeve të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në këtë takim.
“MBPZHR-ja edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në vend, me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të bizneseve në këtë fushë që do të shtojnë vende të reja të punës por edhe do të rrisin cilësinë dhe sasinë e produkteve vendore. Po ashtu, jemi të fokusuar dhe të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e bujqësisë”, ka thënë ministri Rikalo, gjatë takimit me homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës.
Krahas këtyre takimeve, ministri Rikalo do të marrë pjesë edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin, në të cilin prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota.
Pjesë e delegacionit të MBPZHR-së është edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Kapllan Halimi
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...