Kalidou Koulibaly nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e skuadrës së tij kundër Lazios.
Mbrojtësi i Napolit do të mungojë në takimin e së dielës në Serie A kundër Lazios për shkak se apelimi për t’i larguar ndalesën është hedhur poshtë, transmeton portali arbresh.info.
Koulibaly ishte subjekt i abuzimit racist gjatë disfatës 1 me 0 të Napolit kundër Interit para se të ndëshkojë me dy ndeshje mos-lojë si pasojë e protestës së tij në kartonin e dytë të verdhë.
Senegalezi është shfaqur në gjykatë sot (e premte) për të kundërshtuar suspendimin, së bashku me avokatin e klubit Mattia Grassanin dhe presidentin Aurelio De Laurentiis, por besimi nga ‘Partenopei” për përgjigje pozitiv ka qenë i pabazë.
27-vjeçari tashmë nuk ka qenë i pranishëm në fitoren 3 me 2 të skuadrës së tij kundër Bolognas më 29 dhjetor, por ai do të mungojë edhe në një ndeshje tjetër në ligë./arbresh.info/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...