Shaqiri pritet të jetë titullar për Liverpoolin në ndeshjen e radhës

16:24 | 18 Janar 2019
Arbresh Info

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, ka parashikuar se Xherdan Shaqiri do të luajë qysh nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të Liverpoolit, kur do ta arrinte paraqitjen e 18-të për këtë sezon të Premierligës.

Liverpooli do ta presë Crystal Palace në shtëpi, në stadiumin Anfield, të shtunën në orën 16:00. Në këtë ndeshje, të vlefshme për xhiron e 23-të të Premierligës, pritet që Shaqiri të jetë titullar, transmeton gazeta express.

Pasi që pas kësaj ndeshje, Liverpooli do t’i ketë 11 ditë pushim, Jurgen Klopp nuk do të ketë nevojë për t’i pushuar lojtarët kryesorë të skuadrës së tij. Madje, pasi që Liverpooli nuk ka qenë shumë mbresëlënës gjatë ndeshjeve të fundit, Klopp do të kërkojë nga skuadra e tij t’i kthehet formës së vjetër.

“Është në pyetje se a do të startojë Naby Keita apo Xherdan Shaqiri, pasi që Kloppi dëshiron ta balancojë sistemin 4-2-3-1. Do të ishte veprim më i mençur po të vije bast për Shaqirin”, shkruan Goal.com.

Shaqiri i ka bërë gjithsej 22 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, 17 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste. Ai ishte titullar për dhjetë ndeshje të Premierligës, ndërsa në shtatë u aktivizua nga stoli.

Liverpooli e kryeson tabelën e Premierligës, me katër pikë më shumë se rivali në vend të dytë, Manchester City. Këtë pozitë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka siguruar pasi që e ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Mirëpo, që nga disfata më 3 janar kundër Manchester Cityt, Liverpooli është eliminuar nga Ëolves në FA Cup dhe siguroi fitore me rezultat minimal kundër Brightonit. Madje, goli i fitores në këtë ndeshje të fundit, erdhi nga pika e penalltisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme