OBRM-PDUKM dorëzon padi ndaj Xhaferit, Ibraimit dhe Kostovskit

15:04 | 18 Janar 2019
Arbresh.info

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp njoftoi se partia e tij do të dorëzojë padi penale kundër Talat Xhaferit, Nexhbeli Ibraimi dhe Martin Kostovski, për shkak të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Janushev tha se Xhaferi, Ibraimi dhe Kostovski, të vetëdijshëm dhe me paramendim kanë kryer vepër penale dhe duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë shkelur Kushtetutën e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të njëjtit në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet kanë mundësuar që ligji për dygjuhësi pa nënshkrimin e presidentit Ivanov të shpallet në Gazetën Zyrtare, me çka zbatohet dygjuhësi jokushtetuese”, tha Janushev.

Ai në emër të partisë së tij i bëri thirrje Prokurorisë Themelore Publike që të veprojë në paditë e dorëzuara.

 

 

Të ngjashme