Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka arsyetuar ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet e interesit, i cili parasheh edhe formim të ri Komisionit për antikorrupsion.
Deskoska tha se përfitimi kyç është kontrolli mbi financimin e partive politike, i cili do të bëhet mbi bazë të planit vjetor, por edhe nga denoncimi i organeve tjera shtetërore, partive politike dhe organizatave qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qytetarët kanë të drejtë, mbi bazë të nenit të thjeshtë të cilin e përmban ligji, të dorëzojnë iniciativë në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe nëse kjo iniciativë ka bazë, atëherë Komisioni ngrit iniciativë për kontrollin e financimit të partive politike”, tha Deskoska.
Ndërsa në lidhje me financimin e fushatave zgjedhore, Deskoska tha se nuk duhet të lejohet të përsëritet praktika e vjetër dhe ankesat të përfundojnë në sirtarët e Komisionit, të pritet të përfundojë fushata dhe më pas të përpunohen.
Ndryshe, dje deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan ligj të ri, pas së cilit pritet të fillojë procedura për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen