Këngëtari legjendar David Bowie u shpall ikona më e madhe në botën e argëtimit në shekullin e XX-të.
E gjithë kjo pasi mori më së shumti vota në sondazh të bërë nga BBC duke lënë pas ikona të tjera, si Charlie Chaplin, Merilin Monroe dhe Billy Holyday.
Qëllimi i votës ishte që audienca të zgjidhte “yllin më të madh të shekullit të XX-të” edhe në katër kategori të tjera si, sport, shkencë, aktivizëm dhe art.
Kur është fjala për kategori të tjera, Alan Turing fitoi në kategorinë “Shkencëtarët”, Ernest Shaqlton në kategorinë “Hulumtuesit” dhe Nelson Mandela në kategorinë “Liderët”.
Fituesit e kategorisë Aktivistët, Sport, si dhe artistët dhe shkrimtarët ende nuk janë zgjedhur pasi që po vazhdon sondazhi.
Publiku do të zgjedhë ikonën më të madhe të shekullit të XX-të deri më 5 shkurt, kur do të shpallen të gjithë fituesit në të gjithë kategoritë e ndryshëm.
Por, disa prej fansave kanë kritikuar televizionin publik britanik pasi që në kategorinë “Argëtues” nuk i kanë përfshirë Beatles dhe Elvis Presleyn.
Ndryshe, David Bowie vdiq në janar të vitit 2016 në moshë 69 vjeçare, si pasojë e kancerit të mëlçisë.
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga