Sot në Komunën e Mitrovicës, Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Sindikatat e disa komunave të tjera, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me projektligjin për pagat e shërbyesve civil.
Sipas njoftimit për media qëllimi i këtij takimi ishte projektligji për pagat e shërbyesve civil me ç’rast është thënë se shërbyesit civil janë të diskriminuar karshi niveleve tjera.
Kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Komunë të Mitrovicës, Mehmet Bajrami, tha se kërkojnë një qasje më të dinjitetshme për punëtorët e nivelit komunal pasi që janë kategoria më e përbuzur dhe e diskriminuar sa i përket projektligjit për paga.
Kryetari i Sindikatës, Bajrami tha se kërkojnë rritjen e koeficientit për shërbyesit civil në nivel komunal për 30% duke përfshirë çdo nivel, duke thënë se janë të diskriminuar me koeficientin që kanë tash derisa ka shtuar se zyrtarë të tjerë komunal me atë koeficient që është paraparë me projektligjin për paga pritet t`u ulet paga deri në 40 përqind.
Kështu përfaqësuesit e Sindikatës së të Punësuarve komunal i kanë bërë thirrje komisionit përkatës që ta ndryshojnë koeficientin deri më 21 janar. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata thanë se do të marrin vendim për hyrje në grevë dhe se grevës pritet t’i bashkohen edhe disa komuna të tjera.
“Ne ia kemi drejtuar nivelit qendror kërkesën me shkrim dy herë dhe kemi qenë pjesëmarrës edhe në takimet në Kuvend të Kosovës, konkretisht Komisionin Parlamentar dhe kemi pritur mirëkuptim nga Komisioni për nivelimin e koeficienteve të shërbyesve civil me kategoritë tjera, por kemi marr përgjigje negative nga të njëjtit me arsyetimin se kërkesa jonë nuk ka qenë e arsyeshme”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.
Udhëheqësit e Sindikatës së të punësuarve të komunës se Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Rahovecit të cilit ishin prezent kanë thënë se kanë marrë mbështetjen edhe prej komunave tjera, duke shtuar se në rast të mos përfilljes së kërkesave të tyre në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë publike datën e fillimit të grevës nga shërbyesit civil në Komunën e Mitrovicës dhe më gjerë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...